Sarri ka një problem të madh në Angli

Maurizio Sarri ka problem të pazakonshëm te Chelsea.

Maurizio Sarri ishte mësuar të pinte cigare sipas qejfit në Itali, por kjo është kategorikisht e ndaluar në Angli, kështu që iu desh që të gjente një zgjidhje tjetër për të hequr stresin në fushë.

Kështu, trajneri i ri i Chelseat u fotografua në ndeshjen e fundit duke përtypur në gojë filtrin e një cigareje.

Nuk dihet nëse filtri brenda ka patur nikotinë apo Sarri e ka mbajtur thjesht si element anti-stres duke qenë se cifare nuk ndizte dot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here