​Juventusi ofron kontratë për Alex Sandros

Alex Sandro duket se do të qëndrojë si lojtar i Juventusit. Pas interesimit të vazhdueshëm gjatë kësaj merkatoje, nga ana e Paris Saint Germain, vetë francezët i ofruan “Zonjës së Vjetër” 60 milionë euro për kartonin e lojtarit.

 Por, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga skuadra italiane, e cila e konsideron brazilianin si një lojtar kyç për të ardhmen. Madje, meqënëse kontrata i skadon në vitin 2020, drejtuesit bardhezinj duan t’i rinovojnë kontratën mbrojtësit të majtë, me agjentët e këtij të fundit të cilët kërkojnë një rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Ky diskutim do të flitet më shumë pas përfundimit të merkatos, ku përveç Alex Sandros, Juve do të kërkojë t’u rinovojë kontratat dhe 2 xhevahirëve të tjerë, Daniele Rugani dhe Miralem Pjanic. Interesimi ka qenë shumë i lartë për boshnjakun, por Marotta dhe Paratici e bënë të qartë që nuk do të pranonin një ofertë poshtë 100 milionë eurove.

Këtë javë, kampionët e Italisë do të bëjnë debutimin e tyre në kampionat jashtë fushe kundër Chievos, dhe sytë e gjithë botës do të jenë tek blerja më e bujshme e kësaj merkatoje vere, Cristiano Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here