Atalanta kërkon Karamohin

Pasi jemi dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar në Serie A, klubet kanë filluar të bëjnë lëvizjet finale.

Interi ka ofruar shumë lojtarë në skuadër, duke ia pakësuar kështu minutat në fushë lojtarëve nga sezoni i kaluar.

Një nga ata është Yann Karamoh, por talentit francez duket se nuk i pengon aspak kjo gjë.

Për 20-vjeçarin ka shfaqur interesim së fundi Atalanta, por dëshira e lojtarit është vetëm Interi.

Ai dëshiron të provojë shanset te skuadra e Lucinao Spallettit, me shpresën që do ta bind trajnerin italian për më shumë minuta në fushë.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Parama, por edhe klubi i posa futur në ligë është refuzuar nga Karamoh.

Sulmuesi është pjesë e Përfaqësueses së Francës U21, ai shquhet për shpejtësinë dhe driblimet e bukura

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here