Courtois nuk do të debutojë kundër Atletico Madrid për shkak të një arsyeje absurde

Mbretërit për trofeun e parë në sezonin e ri, do të ndeshen me rivalët e qytetit.

Ditëve të fundit vëmendja kryesore ka qenë te Courtois, i cili javën e kaluar u transferua te Real Madridi.

Belgu u transferua te Reali nga rradhët e Chelsea, ndërsa më parë ishte edhe portier te Atletico. Edhe pse në të kaluarën ai ka folur mjaftë kundër Realit, të gjitha u harruan kur nënshkruajti me Los Blancos.

Tifozët e Atleticos kanë bërë të ditur se do ta fishkëllejnë atë në ndeshjen e sontme, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë, pasiqë Reali ka harruar ta paraqesin me kohë Courtois për këtë ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here