Ja pse Godini refuzoi Manchester Unitedin

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, e ka konfirmuar interesimin e Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar, por ka treguar se e ka refuzuar ofertën e tyre për arsye personale.

32-vjeçari është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë që kur ka filluar të luajë nën menaxhimin e trajnerit të klubit madrilen, Diego Simeone, transmeton Gazeta Express.

Ky talent dhe klauzola e tij në shumë prej 20 milionë eurosh bënë që “Djajtë e kuq” të kërkonin nga Atletico Madridi transferimin e qendërmbrojtësit uruguaian. Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen e refuzuan menjëherë ofertën e Manchester Unitedit duke i thënë se Godini kishte nënshkruar kontratë të re me klubin.

“Kam pasur oferta, por kam vendosur të qëndrojë për arsye personale dhe tani jam duke menduar vetëm për finalen e Superkupës Evropianë”, ka thënë Godin.

“Unë nuk e kam rinovuar kontratën me Atletico Madridin. Kam parë që ka pasur lajme për këtë gjë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here