Juventus transferon një tjetër yll me parametra zero?

Juventus nuk do të bëjë asnjë lëvizje për Adrien Rabiot këtë verë, sugjerojnë raportet, por nëse ai nuk largohet nga Paris Saint-Germain atëherë do të mundohet ta marrë me parametra zero.

Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, kështu që është i lirë të negociojë me klubet e tjerë në janar.

Bardhezinjtë kanë kohë që e admirojnë lojtarin, por Tuttosport raporton se nuk do të bëjnë asnjë lëvizje këtë verë.

Barcelona gjithashtu është e interesuar, kështu që Juve do të presë deri në fund të merkatos për të filluar punën për ta sjellë në Torino verën tjetër.

Nëse Rabiot nuk do të shkojë në Camp Nou, ose të rinovojë me PSG, atëherë do të fillojë puna për ta sjellë te Juve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here