Luciano Spalletti komenton për të ardhmen e Modricit

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk është i dëshpëruar për transferimin e yllit të Real Madridit, Luka Modricit, dhe ka thënë se është shumë i lumtur me skuadrën që ka tani.

Pas përfundimi të Kupës së Botës, ku Modrici morri medalje të argjendtë me Kombëtaren e Kroacisë, kishin filluar spekulimet se mesfushori kroat dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe Interi ishin të interesuar për transferimin e tij. Edhe pse ky transferim konsiderohej i pamundur nga drejtuesit e klubit madrilen, dje agjenti i 32-vjeçarit e bëri të ditur se klienti i tij dëshiron të bëhet yll i Serie A-së me Interin, përcjell Gazeta Express.

“Duhet të pyesni drejtorin sportiv për këtë gjë. Nuk do të them më asgjë tjetër për afatin kalimtar. Jam shumë me skuadrën që e kam”, ka thënë Spalletti.

“Këta lojtarë janë ata të cilët i dua. Kam në skuadër lojtarët të cilët do t’i kisha zgjedhur nëse do të luaja ndonjë video lojë”.

Gjatë këtij afati kalimtar, Interi ka transferuar lojtarë si Radja Nainggolan, Stefan de Vrij, Laurato Martinez, Kwadwo Asamoah dhe Sime Vrsaljko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here