Perez përsëri për shopping te Chelsea: 260 milionë euro për dyshen

Real Madrid mbrëm u mposht nga Atletico e Madridit me rezultatin 2-4 në UEFA Super Cup dhe kjo ka sjellur menjëherë reagimin e tifozëve, të cilët kërkojnë transferime në skuadër.

Për këtë shkak, Florentino Perez është i gatshëm për një ofertë të re në adresë të Chelsea.

Perez dëshiron transferimin e Alonsos dhe Hazard dhe është i gatshëm të ofrojë 225 milionë euro për belgun dhe 35 milionë euro për mbrojtësin e majtë.

Don Balon bën të ditur se Madrilenët janë të gatshëm për transferimin e dyshes nga Londra.

Megjithatë Blutë e Londrës vështirë se do ta pranojnë një ofertë të tillë, pasiqë merkatoja e verës në Angli ka përfunduar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here