Roma ofron 40 milionë euro për yllin e Leverkusen

Roma raportohet të ketë ofruar 40 mln euro për sulmuesin anësor të Bayer Leverkusen por klubi gjerman kërkon 50 mln euro.

Merkato e Serie A përfundon të premten në ora 20:00 dhe ka akoma kohë për një blerje të fundit.

Asistenti i drejtorit sportiv Monchi, Frederico Massara, është parë në zyrat qendrore në Milano pasditen e së enjtes, duke sugjeruar se bisedimet vazhdojnë.

Sipas Mediaset Premium, lojtari në fjalë është xhamajkani Bailey.

Një ofertë 40 mln euro është në tavolinë, por Leverkusen vazhdon të insistojë për 50 mln euro për talentin 21-vjeçar.

Ai ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asiste në 34 ndeshje kompetitive me klubin gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here