De Laurentis ka kërkuar largimin e Romës dhe Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka hedhur disa hipoteza rreth klubit italian, Roma dhe atij anglez, Liverpool, duke kërkuar tua ndalojnë lojën në Ligën e kampionëve.

De Laurentiis ende mban inat me rivalët italian të Romës, pas dështimit të tij për të transferuar portierin Alisson Becker.

Megjithatë, ky dështim erdhi sipas tij, pasi Roma dhe Liverpooli kanë pronarë të njëjtë.

Përveç kësaj, presidenti i klubit napolitan ka kërkuar që klubit italian dhe atij anglez t’i ndalohet të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Gjithmonë dyshoj se pronari i vërtetë i Liverpoolit është i njëjtë me atë të Romës, një zog më tha disa vite më parë”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Nëse ata kanë pronësi të përbashkët, ata nuk mund të luajnë në Ligën e Kampionëve”.

“Unë kam ofruar 60 milionë euro për Alisson, por pastaj kuptova se do të shkonte në Reds”, përfundoi presidenti i Napolit.

Ndryshe, De Laurentiis njihet për deklaratat e tij pompoze të cilat krijojnë bujë në media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here