Perez ka në dispozicion 300 milionë euro: Kjo është lisa e transferimeve!

Presioni po rritet, analizat tregojnë se Reali mund të shpenzojë 200 milionë euro në këto dy javët e fundit të merkatos.

Madrilenët nuk kanë transferuar ndonjë lojtarë të madh. Mbretërit kanë nevojë për një mbrojtës dhe një sulmues.

Icardi mbetet një opcion i pamundshëm, pasiqë merkato në Itali do të përfundojë nesër dhe Interi vështirë se do ta shesë atë. Bayerni nga ana tjetër ka refuzuar çdo ofertë rreth Lewandowskit.

Opcioni më real për Realin mbetet sulmuesi i Valencias, Rodrigo. Rodrigo arriti në përfaqësuesen e Spanjës falë Lopetegui.

Sa i përket mbrojtjes, Los Blancos janë të interesuar për mbrojtësin e Chelsea, Marcos Alonso.

Mbetet të shohim lëvizjet e Realit në dy javët e fundit të merkatos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here