Di Francesco: Roma është përforcuar

Eusebio Di Francesco ka konfirmuar se Robin Olsen do ta nisë nga minuta e parë teksa Roma do të vizitojë Torinon, teksa edhe Pastore me Cristante mund të kenë shansin e tyre.

Blerja e re Steven N’Zonzi nuk është akoma mirë fizikisht, kështu që nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 12 muajt e fundit, mbi të gjitha vetëbesimi ynë, kështu që dua një start të fortë ndaj Torino jashtë fushe,” shprehet trajneri i Roma-s në konferencën për shtyp.

“Pastore dhe Cristante janë në formë të mirë, kështu që njëri prej tyre e nis nga minuta e parë. N’Zonzi ka kryer vetëm një seancë stërvitore, kështu që nuk do të marrë pjesë në javën e parë.

“Shumë klube janë përmirësuar, në përgjithësi e gjithë Serie A është përforcuar. Do të shohim me kalimin e kohës nëse Roma është përmirësuar. Disa lojtarë të rëndësishëm kanë mbërritur, kështu që jam i lumtur.

“Ka akoma kohë për të shitur disa lojtarë, pasi kam shumë në skuadër.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here