Mbappe me dy golat e tij shpëton PSG nga humbja me Guingamp

Paris Saint Germaini e ka regjistruar fitoren e dytë sezonale nga po aq ndeshje, ndërsa Guingampi ishte viktima e radhës. Në ndeshjen e zhvilluar në Stade de Roudourou, kampioni i Francës fitoi me rezultat 3-1.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me golin e Nolan Roux 20 dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë, mysafirët përmbysën gjithçka. Fillimisht, Neymar e barazoi rezultatin nga pika e bardhë 53.

Ndërsa teksa po afrohej fundi i ndeshjes, doli në skenë Kylian Mbappe, i cili ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

Francezi i shënoi dy gola 82dhe 90, për t’ia siguruar triumfin e radhës skuadrës së tij. Angel di Maria dhe Neymar ishin asistues në golat e tij.

Kjo është fitorja e dytë me radhë e Paris Saint Germainit në Ligue 1 nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin 2018/2019 në kampionatin francez.

Ndeshjen e radhës, PSG do ta zhvillojë në Parc de Princes kundër Angers.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here