Ronaldo debuton, Juventus e nis me fitore të vështirë ndaj Chievos (VIDEO)

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin 2018/2019 në Serie A duke fituar në udhëtim te Chievo (3-2), në ndeshjen ku debutoi Cristiano Ronaldo.

Stadio Marc’Antonio Bentegodi ishte arena e këtij takimi, në të cilin Bianconerët e dominuan pjesën e parë, mirëpo pas 45 minutave shifrat ishin të barabarta (1-1).

Rezultati u zhbllokua që në minutën e tretë kur Sami Khedira realizoi pas një asistimi të Giorgio Chiellinit me kokë.

Mysafirët krijuan raste të shumta gjatë pjesës së parë, të cilat nuk i konkretizuan, ashtu që erdhi ndëshkimi. Pas një harkimi në zonë nga Emanuele Giaccherini, Mariusz Stepinski shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin38.

Në pjesën e dytë u akordua penallti në favor të vendasve dhe Emanuele Giaccherini e përmbysi rezultatin nga pika e bardhë 56.

Me inkuadrimin e Mario Mandzukicit në lojë, skuadra e Massimiliano Allegrit u bë shumë e rrezikshme duke krijuar raste të shumta.

Juve realizoi sërish me anë të Mario Mandzukicit, mirëpo goli u anulua përmes VAR-it, pasi Cristiano Ronaldo e kishte prekur topin me dorë në momentin e asistimit.

Në minutat shtesë, Zonja e Vjetër e riktheu epërsinë përmes Federico Bernardeschit, i  cili e shënoi golin e fitores (90’+3).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here