Bernardeschi ka thënë se nuk ka rëndësi se ata janë favorit në letër duhet ta tregojnë në fushë

Heroi i fitores së parë sezonale të Juvenstusit, Federico Bernardeschi, ka thënë se nuk ka rëndësi se ata janë favorit në letër, duhet ta tregojnë në fushë.

Ish-ylli i Fiorentinas erdhi nga banka rezervë dhe në fund shënoi golin e fitores në Stadio Bentegodi.

“Natyrisht që jam i lumtur, por pavarësisht golit, jam i lumtur që në ndeshjen e parë kemi marrë tre pikë”, ka thënë Bernardeschi për Sky Sport Italia.

“E dinim që nuk do të jetë lojë e lehtë këtu, posaçërisht me këtë nxehtësi. Por, futbolli tregoi edhe një herë se në letër nuk ka asgjë rëndësi, duhet ta dëshmojmë në fushë gjatë 90 minutave”.

“Natyrisht ne duhet të bëjmë më mirë, por paksa është e vështirë të mbajmë ritmin për 90 minuta në fillim të sezonit. Kemi marrë pikët dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Duhet ta komplimentoj Chievon, ata kanë bërë paraqitje të madhe”, shtoi italiani.

Në ndeshjen e ardhshme Juventusi do të luajë kundër Lazios.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here