Hazard:Chelsea është magjik, me Sarrin

Pavarësisht se nuk startoj me Blutë kundër Arsenalit, belgu është i mahnitur me metodat e trajnimit të trajnerit të ri

Eden Hazard ka thënë se Chelsea “mund të bëj magjinë” me Maurizio Sarri në bankinë, pasi që Blutë shënuan fitoren e dytë në Premier ligë kundër Arsenalit

“Është më mirë të jesh në fushë se në bankinë, por kur djemtë luajnë mirë, kurse unë jam në fushë për 15-20 minuta unë prapë e bëj më të mirën”, tha ai për BT Sport. “Kështu që jam shumë i lumtur me fitoren”.

“Mendoj që Sarri është një tip menaxheri i cili dëshiron ta kontrolloj topin. Nuk mund të them asgjë të keqe, vetëm dua të luaj”.

“Ne kemi lojtarë të mirë, ne mund të bëjmë diçka magjike, diçka të mirë me një menaxher të tillë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here