Loris Karius largohet nga Liverpool ?

Portieri gjerman, Loris Karius, është afër largimit nga skuadra angleze, Liverpool.

Karius ka bërë bujë në mediat botërore pas gabimeve të tij trashanike që i kushtuan Liverpool me titullin e Ligës së Kampionëve.

Me ardhjen e Alisson Becker në skuadër, duket se Karius nuk është më në planet e trajnerit Jurgen Klopp.

Disa zëra janë shtuar se gjermani mund të kaloj në radhët e skuadrës turke Besiktas.

Vlera e portierit sipas “transfermarkt” është 12 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here