​Ronaldo zbulon bisedën me Cuadradon

<> on July 16, 2018 in Turin, Italy.

Cristiano Ronaldo i kishte kërkuar leje Juan Cuadrados para se ta merrte fanellën me numrin shtatë në Juventus. Para transferimit të Ronaldos, kishte qenë Cuadraro ai që e mbante numrin shtatë, por ai ia dhuroi yllit portugez numrin e tij me shumë kënaqësi.

Ronaldo u transferua këtë verë në Juventus nga Real Madridi për 105.3 milionë euro. Gjatë karrierës së tij, ai kishte mbajtur numrin shtatë edhe në Manchester United dhe në Kombëtaren e Portugalisë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka bërë veten të njohur edhe me nofkën “CR7” dhe për këtë arsye kolumbiani Cuadrado nuk e pati aspak të vështirë t’ia japë numrin e vet portugezit.

“Natyrisht, ky është numri im i preferuar. Në fillim, kam biseduar me klubin dhe me Cuadradon sepse ai e kishte numrin shtatë”, ka thënë Ronaldo.

“Ai më tha: ‘Për mua, nuk është problem. Është kënaqësi për mua të ta japë numrin shtatë, fanellën time’”.

“U habita për të mirë, sepse klubi më ndihmoi dhe Cuadrado pranoi lehtësisht. Jam shumë i lumtur me numrin shtatë”.

Cuadrado tani ka marrë numrin 16 dhe luajti përkrah Ronaldos në ndeshjen e parë të sezonit, të cilën e fituan me rezultat 3-2 kundër Chievos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here