BOMBË NGA SPANJA: PSG në probleme me Mbappe, Reali në gatishmëri

Televizioni spanjoll El Chiringuito, ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se e ardhmja e Mbappes te PSG nuk është e sigurtë.

El Chiringuito njihet në Spanjë si një televizion me renome, ndërsa sot ka bërë të ditur se PSG ka probleme me Monacon rreth transferimit të Mbappes.

Sipas kontratës, Parizienët duhet të paguajnë 180 milionë euro deri m 27 gusht.

Megjithatë PSG ka probleme me Fair Playn Financiarë dhe po zhvillon bisedime me Monacon për ta tërhequr blerjen.

Situatën me vëmendje po e përcjell Real Madridi. Madrilenët janë të interesuar për francezin dhe do të tentojë të përfitojnë nga kjo situatë.

PSG ka kohë edhe 5 ditë për ta zgjidhur këtë problem, ndërsa Perez është i gatshëm të ofrojë 250 milionë euro për 19 vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here