Interi vendos për Nainggolanin

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, ka arritur ta shmangë gjobën nga klubi i tij, pasi që drejtuesit e Interit nuk mendojnë se është gabim që lojtari i tyre ka festuar deri në orët e vona të së shtunës.

Në një video të publikuar online, shihet Nainggolani duke festuar në një klub natë deri në orët e vona. Derisa ai ishte duke u argëtuar, një tifoz e kishte pyetur se a duhej të ishte duke pushuar apo duke u stërvitur ai në vend se të festonte. Nainggolani i ishte përgjigjur atij duke e ngritur gishtin e mesit.

Gjithashtu, raportohej se Nainggolani ishte kthyer në stërvitje të nesërmen me po të njëjtat rroba.

Megjithatë, Corriere della Sera raporton se Zikaltrit nuk mendojnë se ka pasur diçka të gabuar me veprimet e belgut, i cili ishte i lënduar dhe për këtë arsye ai nuk mund t’i bashkohej skuadrës në stadiumin Mapei.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here