Ronaldo: Ata ishin më këmbëngulës në transferimin tim

Cristiano Ronaldo dha një intervistë për DAZN, ku foli për kalimin te skuadra italiane e Juventusit.

Portugezi kaloi në radhët e kampionit të Serie A gjatë afatit kalimtar të verës për shumën e 100 milionë eurove, të cilave iu paguan Real Madridit.

Ai ndër të tjerash ka treguar se ka zgjedhur të transferohet te bardhezinjtë pasi që italianët ishin më të interesuar për ta pasur në radhët e veta.

Disa gjëra në jetë ndodhin për një arsye, kështu ishte rasti këtu. Unë nuk kam pritur që të luaj në këtë klub, por gjërat vijnë në mënyrë të natyrshme. Siç të gjithë e dinë, Juventusi është një nga klubet më të mira në botë, kështu që vendimi im ishte i lehtë”.

“Natyrisht, Real Madrid, është klubi me të cilin arrita gjëra të pabesueshme. Kam fituar gjithçka në atë klub dhe kam miq dhe familje atje, por për të kaluar në këtë klub ishte një vendim i lehtë. Ata bënë gjithçka për mua dhe më dhanë një mundësi. Unë dua të bëj histori edhe në këtë klub”, tha portugezi.

Futbollisti më tutje deklaroi se po i pëlqen mentaliteti stërvitës i italianëve dhe se janë shumë profesional.

“Më pëlqen mënyra se si ata stërvitin, mentaliteti i tyre. Është mirë, ata janë shumë, shumë profesional kështu që kjo është arsyeja pse jam duke i shijuar stërvitjet”, tha 33-vjeçari.

Ndryshe, Ronaldo debutoi gjatë fundjavës me fitore kundër Chievos me rezultat 3-2, por që nuk arriti të realizoj golin e parë në një ndeshje zyrtare me Juven.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here