Traineri i Wolfsburg me një ide interesante: Kush do të gabojë do të lajë…

Kohë të vështira për lojtarët e skuadrës së Wolfsburg në Bundesliga. Kush gabon, nuk do të marrë vetëm gjoba, por do të ketë edhe dënime të tjera.

“Nganjëherë, dënimet alternative janë më efikase”, u shpreh në një intervistë për Sport Bild trajneri i ekipit Bruno Labbadia. Ai ka përpiluar një kord të ri etike dhe të sjelles, në prag të sezonit të ri në Bundesilgë.

“Unë mendoj se të lash pjatat dhe më pas të sistemos guzhinën pas drekës së skuadrës është një mënyrë. Ose të ndash pajisjet e stërvitjes për shokët e skuadrës. Këto nuk janë argëtuese për futbollistët, por kanë një moral brenda për t’u kuptuar”, tha trajneri i Wolfsburg.

Por manuali i sjelljes së trajnerit Labbadia nuk mbaron me kaq: “Kemi një kod të sjelljes, që e quajmë këndi i lojës, nga i cili nuk mund të dalësh. Bëhet fjalë për respektin, përdorimin e celularit, pra të rregullit. Unë dua që lojtarët t’i respektojnë rregullat. Nëse një vjen me vonesë në stërvitje, dua që shoket e tij në skuadër të kërkojnë aplikimin e dënimit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here