Ylli i Interit rrezikon Championsin!

Antonio Candreva raportohet se është i vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend titullari tek Inter, edhe pse mund të lihet jashtë listës së skuadrës që do të luajë në Champions League.

Lojtari i përfaqësueses italiane mesa duket është i tepërt në skuadrën e Spalletti-t, dhe i është ofruar Monaco-s në fillim të verës.

Merkato franceze, spanjolle dhe gjermane janë akoma të hapura, por Candreva nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë.

Me zikaltrit që do të luajnë në tre kompeticione këtë sezon, ish-lojtari i Lazio-s është i bindur se mund të luftojë për një vend titullari.

Candreva raportohet se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Champions League, por kjo nuk do të ndikonte në vendimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here