
Lojtari i ri i Barcelonës, Arturo Vidal, ka filluar menjëherë thumbimin ndaj rivalëve, Real Madridit.
Ai ka thënë se Reali nuk do t’i fitonte dy titujt e fundit të Ligës së Kampionëve nëse do të ishte në përdorim VAR-i.
Kiliani u transferua nga Bayern Munichu në “Camp Nou” gjatë kësaj vere për 35 milion euro.
“Me VAR-in, Bayerni do t’i fitonte dy Liga të Kampionëve më shumë dhe Reali do t’i kishte dy më pak”, tha Vidali për Mundo Deportivo.
Pasi nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve, ish-lojtari i Juventusit ka thënë se dëshiron të fitojë gjithçka me klubin e tij të ri.
“Unë dua të fitoj gjithçka. Trofeu im i preferuar është Liga e Kampionëve”.