Draxler largohet nga PSG

Julian Draxler po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Paris Saint Germain.

Sulmuesi anësor gjerman nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe ka kërkuar largimin.

Në fakt Tuchel i ka bërë me dije Draxlerit se nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe se duhet të gjejë një angazhim të ri.

Skuadra spanjolle Sevilla kërkoi transferimin e lojtarit, por reprezentuesi gjerman ka refuzuar një transferim të tillë.

Tani duket se lojtari do të rikthehet përsëri të luaj në vendlindjen e tij në Gjermani.

Skuadrat më të mëdha gjermane janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Schalke 04, RB Leipzig dhe Hoffenheim janë skuadrat që po e duan lojtarin gjerman.

PSG i ka vendosur çmimin e largimit yllit të tyre për një shumë prej 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here