Dzeko është më i mirë se Batistuta

Golat nga Edin Dzeko, arsyeja e gëzimit te tifozët e Romës.

Edin Dzeko më i mirë se Gabriel Omar Batistuta, sipas statistikave.

Pas golit të mrekullueshëm të realizuar kundër Torinos që i mundësoi Romës ta fitojë ndeshjen e xhiros së parë në sezonin e ri në Serie A, tifozët kanë filluar të pyeten nëse boshnjaku është numri 9 më i mirë në histori të klubit.

Statistikat janë në favor të tij.

“Corriere dello Sport” shkruan se Dzeko ka mesatare të golave më të mirë se Batistuta.

Dzeko gjendet në 0.53 gola për ndeshje për dallim nga 0.39 sa kishte argjentinasi.

I treti në listë në histori të Romës pas Manfredini (0.59) në vitet e 60-ta dhe Volk (0.66) në të 30-tat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here