MARCA: Modric është humbësi më i madh te Real Madridi i ri

Luka Modric nuk luajti në ndeshjen e Superkupës së Europës dhe në gjiron e parë të La Liga-s dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë startues as nesër.

Sipas së përditshmes spanjolle MARCA, Luka Modric është humbësi më i madh në Real Madridin e ri nën drejtimin e Lopetegui.

Transferimi i kroatit te Interi ishte njëra nga temat kryesore në këtë merkato, por pasiqë Modric vendosi të qëndrojë në Madrid, ai po ballafaqohet me probleme të reja.

MARCA shkruan se problemi qëndron te fakti se Lopetegui përdor formacionin 4-3-3 dhe në mesfushën e Mbretërve tani ka një vend më pak. Dy vende janë të rezervuara për Kross dhe Isco. Edhe pse pritej që vendi i tretë ti takonte Modricit, në vend të tij u aktivizuan Casemiro dhe Seballos.

MARCA thekson se Modric nuk do të jetë titullarë as në ndeshjen e nesërme kundër Gironës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here