Real Valladolid – Barcelona,një ndeshje speciale për Pique

Gerard Pique do të arrijë një shifër jubilare të ndeshjeve me Barcelonën në La Ligë.

Gerard Pique bëhet gati për ndeshjen e tij të 300-të me Barcelonën në La Ligë.

Mbrojtësi do të paraqitet në një tjetër ndeshje jubilare në karrierën e tij me ekipin katallan.

Pique deri më sot ka zhvilluar 299 duele me Barcelonën në La Ligë në pritje të ballafaqimit me Real Valladolidin.

Statistikat e tij janë mjaft pozitive: 220 fitore, 54 barazime dhe 25 humbje. Gjatë kësaj periudhe, Pique u ndëshkua me 79 kartonë të verdhë dhe shtatë të kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here