Strakosha ndalon Ronaldon, por jo dhe Juventusin (VIDEO)

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka vazhduar me fitore në kampionat, duke fituar para tifozëve të saj ndaj Lazios.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por vendasit e bënë diferencën pasi gjetën golin, ndërsa mysafirët jo.

Pas disa rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, ishte Miralem Pjanic 30, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, gjithashtu u zhvillua lojë e njëjtë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe posedimin e topit, por vetëm më Juventusin që gjeti golin.

Ishte Cristiano Ronaldo, i cili pati disa raste të mira për gol, por të cilat iu mohuan nga portieri shqiptar, Thomas Strakosha me disa pritje të mira.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes, ku pas një harkimi nga Joao Cancelo, Ronaldo nuk mund të shënoj në golin e zbrazët, por pas tij ishte Mario Mandzukic, i cili shënoi për 2-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Juventusi gjendet në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Lazio e 19-të pa asnjë pikë. Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër udhëton te Parma, ndërsa kryeqytetasit e presin Frosinonen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here