Zyrtare: Borussia Dortmund huazon sulmuesin e Barcelonës

Paco Alcacer pas dy sezoneve te Barcelona, do të largohet nga Camp Nou. 

Spanjolli nuk arriti të ambientohet në skuadrën e Barcelonës dhe ka kërkuar transferimin në një tjetër klub.

Katalanasit kanë arritur akord me Dortmundin për huazimin e Alcacer.

Milionerët do të paguajnë 2 milionë euro për huazimin e tij dhe do të kenë mundësi ta blejnë kartonin e spanjollit për 25 milionë euro, pas përfundimit të sezonit.

Alcacer pritet që ditëve në vijim ti kryejë testet mjekësore dhe ta vesh fanellën verdh e zi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here