Karius largohet nga “vendi i krimit”

Portieri Loris Karius ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe që sot është futbollist i Besiktas.

Ai ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e ekipit të ri në Stamboll, teksa Liverpool ka pranuar ta huazojë për dy sezone. 25-vjeçari firmosi kontratën duke realizuar dëshirën e tij për t’u larguar nga “Anfield Road”, ku kishte përfunduar portier i dytë, pas ardhjes së Alisson nga Roma për 75 milionë euro.

Karius u njoh nga të gjithë pasi bëri dy gabime fatale që i kushtuan Liverpool humbjen ndaj Real Madrid në finalen e Champions League. Pas largimit të tij, portieri i dytë i Liverpool do të jetë Simon Mignolet.

Karius luajti 49 ndeshje me “të kuqtë”, që kur u mor nga Mainz në vitin 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here