Rafinha është një nga lojtarët që Barcelona po synon t’i gjejë zgjidhje

Braziliani sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi tek skuadra e Inter.

Ndeshjet para sezonale me katalunasit treguan një Alcantara shumë të mirë, por siç duket jo mjaftueshëm për trajnerin Valverde.

Klubi i Barcelonës kërkon një shumë prej 25 milionë eurove për shërbimet e mesfushorit dhe së fundmi është skuadra e Benficas ajo që ka shfaqur interesim për lojtarin.

Portugezët duket se janë të gatshëm të shpenzojnë 25 milionë për lojtarin dhe drejtuesit e klubit besojnë se Rafinha do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën në rrugëtimin e LK, në rast se Benfica eleminon PAOK-un.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here