A është e mundshme që Pique të rikthehet në Angli?

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij te Manchester United.

Pique arriti në Old Trafford në vitin 2004, pasi kishte qenë pjesë e La Masia, pasi nuk arrinte ta fitonte vendin e tij në skuadrën e parë të Barcelonës.

Ai ishte i huazuar për një vit te Zaragoza, ndërsa në vitin 2008 u rikthye te Barcelona. Ai menjëherë u bë njëri nga lojtarët kyç te Barcelona.

Në një intervistë për mediat angleze, Pique u pyet rreth mundësisë së rikthimit të tij në Angli.

“Nuk e besoj, jam i kënaqur këtu. Barcelona është shtëpia ime, po luaj për klubin për të cilin kam ëndërruar që në fëmijëri. Shpresoj se do të qëndroj për një kohë të gjatë këtu”, ka deklaruar Pique.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here