BOMBË NGA SPANJA: Real Madrid transferon sulmuesin e ri

Real Madrid ka realizuar një transferim, por jo ndonjë superyll.

Në Santiago Bernabeo ka arritur 25-vjeçari Mariano Diaz nga Olimpique Lyon.

Lyoni kishte marrëveshje me Sevillan për transferimin e Marianos, por Reali shfrytëzoi mundësinë për ta rikthyer atë në rradhët e veta. Presidenti i Sevillas konfirmoi se vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për tiu bashkuar Realit.

Mariano është produkt i akademisë së Realit dhe ishte në skuadrën e Los Blancos në sezonin 2016/17, por për shkak të konkurencës së madhe ai u shit te Lyoni.

Madrilenët e shfrytëzuan klauzolën në marrëveshjen e tij dhe e rikthyen atë në Madrid për 22 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here