Claudio Ranieri :Interi gaboi me Modricin, Gattusos t’i jepet kohë

Claudio Ranieri pohon se Interi bëri gabim që tentoi me të gjitha forcat ta transferojë Luka Modricin nga Real Madridi, si dhe i ka bërë thirrje Milanit t’i japë kohë Gennaro Gattusos.

Interi mbetet pa fitore në Serie A pas dy ndeshjeve dhe dështoi ta blinte Modricin gjatë afatit kalimtar veror, derisa humbja e Milanit 3-2 ndaj Napolit në fundjavë e ka vënë në rrezik pozitën e Gattusos.

“Më duket se Interi i ka problemet e njëjta si vitin e kaluar”, tha Ranieri për Gazzetta dello Sport.

“I takon Spallettit të gjejë një zgjidhje. Pjesa e parë ndaj Torinos ishte shumë e mirë, por pastaj cdo gjë ndryshoi”, shtoi ai.

I pyetur rreth dështimit për të nënshkruar me Modricin, ai ka thënë: “Nuk i di detajet e marrëveshjes, por kam përshtypjen se duke u fokusuar kaq shumë në një kampion si ai, i parandaloi para nga gjetja e alternativa tjera”.

Sa i përket Milanit dhe trajnerit të tij, Ranieri beson se ata duhet të qëndrojnë së bashku.

“Më pëlqen shumë Milani dhe më pëlqen Gattuso për kurajën dhe organizimin taktik. Ai thjesht i duhet kohë”, theksoi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here