Futbollisti shqiptarë transferohet te Rangers!

Eros Grezda mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të futbollistëve shqiptarë këtë verë.

Sulmuesi i krahut pëlqehet nga Steven Gerrard, i cili drejton skuadrën e Glasgow Rangers në Skoci. Sipas mediave në Britani, Eros Grezda ka qenë të hënën pasdite në Glasgow, duke kryer edhe kontrollet mjekësore, ndërkohë që bisedimet midis klubeve vazhdojnë ende.

Sipas medias britanike shifra që do duhet të paguajë Glasgow për Osijek, ku luan aktualisht Grezda, mund të shkojë deri në 2 milionë paund, me qëllim që të kryhet transferimi.

23-vjeçari është një pikë referimi për ekipin kombëtar të Shqipërisë, ndërkohë që te Glasgow ai do të ishte një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Jamie Murphy, i cili ka pësuar pak ditë më parë një dëmtim të rëndë dhe ka humbur gjithë sezonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here