Kevin Trapp do të largohet nga Paris Saint-Germain

Te Paris Saint Germain një portier është i tepërt dhe mes Buffon, Areolës e Kevin Trapp duket se ky i fundit duhet të largohet.

Tuchel i ka bërë zgjedhjet e tij, duke preferuar dy të parët, ndërsa tani për “gardianin” gjerman është shfaqur hipoteza Nice.

Këta të fundit, pas humbjes së rëndë 4-0 me Dijon, duan një portier me eksperiencë dhe kualitet dhe Trapp përmbush kërkesat e trajnerit Patrick Vieira.

E vetmja pengesë është paga e lojtarit, e cila mund të mbulohet nga të dy ekipet këtë sezon gjatë huazimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here