Roma “mace e zezë” për Higuain

Debutimi i Gonzalo Higuain nuk ishte ai i dëshiruari për tifozët e Milanit. Argjentinasi, në ndeshjen kundër Napolit, nga dy gjuajtje që pati asnjëra nuk ishte drejt portës. Por ky debutim i dobët duket se nuk ishte për fajin e Pipitës. “Ne duhet t`i shërbejmë më mirë”, pranoi Gattuso pas ndeshjes. Ndeshja e dytë për Higuain me fanellën e Milanit do të jetë ajo kundër Roma-s të premten. Mirëpo statistika janë kokëforta, të paktën kur bëhet fjalë për Higuain kundër Roma-s. Argjentinasi ka shënuar vetëm 3 gola në 12 ndeshje kundër kryeqytetasve. Por tani Higuain do të kërkojë golin e parë me Milanin kundër Romës të premten në “San Siro”.

Shifrat– Në mesin e klubeve që Higuain u ka shënuar më pak është dhe Roma. Në 12 ndeshje ai ka shënuar vetëm tre herë në portën e Roma-s. Goli i parë ka ardhur në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, në sezonin 2013-2014, kur Napoli mundi Romën me rezultatin 3-0. Higuain shënoi golin e dytë për napoletanët. Një vit më pas, argjentinasi shënoi sërish kundër Romës, këtë herë në kampionat. Napoli fitoi ndeshjen e javës së dhjetë të kampionatit kundër Romës me rezultatin 2-0, ndërkohë që Higuain hapi serinë e golave. I fundit gol ndaj Romës në Serinë A është ai i sezonin 2016-2017, këtë herë me fanellën e Juventusit. Pipita shënon me të majtën në Juventus-Roma, një gol që kishte vlerën e tre pikëve në javën e 17-të të Serisë A. Ndërkohë në 9 takimet e tjera, që Higuain ka luajtur kundër Roma-s, ai nuk ka shënuar asnjë gol. Ndërkohë statistikat e përgjithshme flasin për 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje. Me pak fjalë, Roma është “mace e zezë” për Higuain.

Gjërat negative– Përveç statistikave personale të Gonzalo, duhet të shtohet ato të Rossonerëve. Milani ka humbur për tre sezone rresht në “San Siro” kundër Romës. 2-0 sezonin e kaluar, 4-1 në 2016-17 dhe 3-1 në 2015-16. Suksesi i fundit në shtëpi për Milanin është e sezonit 2014-2015.

Gjërat pozitive– Gjërat kanë ndryshuar për Gattuson dhe të tijët. Rino, në të vetmen ndeshje që është përballur me Romën, qëkur mori drejtimin e Milanit, është fitorja 2-0 në “Olimpico”, me gola të Cutrone dhe Calabria. Ndonëse humbja kundër Napolit la shije të hidhur në ndeshjen e parë të kampionatit, rossonerët kanë nxjerr në pah disa gjëra pozitive nga ndeshja në “San Paolo”. Për gati 55 minuta ata përballuan me sukses një nga sulmet më të mira të kampionati, ndërsa para, pavarësisht nga vetmia e Higuain, Milani goditi cinikisht dy herë. Në humbjen kundër Romës në “San Siro”, kur Milan drejtohej nga Montella, në fushën e lojës ishin tre sulmues, Andre Silva, Kaliniç dhe Cutrone. Tre sulmues, zero gola. Por tashmë është Pipita. Ai do vetëm një gjë nga shokët e skuadrës, t`i shërbejnë saktë atij për të goditur në drejtim të kundërshtarit. Dhe nëse ai ka një mundësi, rrallë se dështon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here