Zyrtare: Marseille nënshkruan me Strootmanin

Marseille konfirmon zyrtarisht se ka nënshkruar me mesfushorin e Romës, Kevin Strootman për 25 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse.

Giallorossët pranuan një ofertë për holandezin gjatë fundjavës, dhe ai fluturoi dje për në Francë për t’i kryer testet mjekësore.

Sot skuadra e Ligue 1 e ka konfirmuar marrëveshjen me të në faqen zyrtare të klubit.

“Holanda, Itali dhe tani Franca për sfidën e tij të re me OM”.

“Kevin Strootman ka ndërruar 4 klube në 12 sezone në karrierës së tij si profesionist. Kevin tani është i Olympique”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Edhe italianët e kanë konfirmuar mbylljen e marrëveshjes dhe shifrat.

“Klubi mund ta konfirmojë se është arritur një marrëveshje me Olympique Marseille për transferimin e Kevin Strootman”.

“Strootman, 28 vjeç, bashkohet me klubin francez për një tarifë fillestare prej 25 milionë eurosh”.

“Marrëveshja gjithashtu përfshin një numër bonusesh me vlerë 3 milionë euro”.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Kevinin për shërbimin e tij gjatë viteve, dhe i dëshiron më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Romës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here