Marcelo te Juventusi, Reali ka gjetur zëvendësuesin e brazilianit

Marcelo tek Juventus sezonin e ardhshëm; nga dita në ditë, një thashethem i tillë sa vjen dhe po konkretizohet.

Cristiano Ronaldo është një nga shtysat kryesore që braziliani të bashkohet me Zonjën e Vjetër, pas katër viteve të kaluara bashkë në Madrid, por si fillim Reali duhet të gjejë një zëvendësues.

Me qëllimin që të mos përsërisin gabim që bënë me yllin portugez, largimi i të cilit u erdhi papritur, klubi ka nisur kërkimet dhe sytë i kanë nga Londra.

Perez tashmë është i sigurt që nuk do e ketë Marcelon në sezonin e ardhshëm dhe ka një emër konkret për pasuesin e tij. Ai është Marcos Alonso, i Chelseas.

Sipas Tuttosport, Los Blancos kanë nisur bisedimet me Chelsean për ta bërë Alonson lojtarin e tyre në merkaton e dimrit, i cili vlerësohet mbi 60 milionë euro nga Sarri.

Pjesa më e madhe e buxhetit për të investuar për ish-futbollistin e Fiorentinës do të vijë nga shitja e Marcelos, të cilin Juventus po e pret me krahë hapur.

Mbrojtësi spanjoll ka mbërritur tek Chelsea në vitin 2016 dhe në 67 ndeshje të luajtura me Blutë ka shënuar plot 14 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here