Di Francesco zbulon gënjeshtrën e Strootmanit

Eusebio di Francesco ka shpjeguar arsyen e largimit të Kevin Strootman nga Roma.

Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco ka përgënjeshtruar akuzat nga Kevin Strootman pas largimit të tij nga klubi.

Mesfushori holandez akuzoi klubin për shitjen e tij në Olympique Marseille.

Por, Di Francesco ka theksuar se ishte Strootman ai që kërkoi largimin nga Roma.

“Kam biseduar me futbollistin dhe jemi përshëndetur. Kishte dëshirë të provojë një përvojë të re”, u shpreh Di Francesco në konferencë për media.

“Kevin ka luajtur deri në ndeshjen e tij të fundit por nëse një futbollist kërkon të largohet unë nuk e mbaj askënd në ekip”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here