Karamoh largohet nga Inter

Yann Karamoh ka vendosur të largohet nga Inter.

Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga mbyllja e merkatos në Gjermani, Spanjë e Francë, as klubet italiane nuk kanë qetësi, pasi ndonëse nuk mund të blejnë, shpresojnë akoma të bëjnë rregullimet e nevojshme.

Kështu sulmuesi anësor francez i Interit, Yann Karamoh duket se po bën valixhet gati për një tjetër aventurë, pasi ka kuptuar se ne formacionin e Spallettit do të ketë shumë pak minuta në dispozicion.

Në dy takimet e para ai ka luajtur vetëm 8 minuta dhe për këtë arsye po mendon të pranojë ofertat për huazim, të ardhura nga Gjermania dhe Franca, nga Schalke 04 dhe St. Ettiene.

Destinacioni i preferuar i Karamoh duket se është kjo e dyta, pasi do të rikthehej në atdheun e tij, dhe nuk do të kishte nevojë të përshtatej me një tjetër stil jetese, si ai gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here