Është hedhur shorti për grupet e Ligës së Evropës në Monaco, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët dhe grupet e tyre.
Ceremonia e hedhjes së shortit në Monaco ka filluar nga ora 13:00.
Aty skuadrat, ndër to edhe të mëdha evropiane kanë mësuar grupin dhe kundërshtarin e tyre.
Arsenali është shortuar në grupin E, ku kundërshtar ka Sporting Lisbonën, ndërsa Chelsea në grupin L me PAOK-un.
Pjesë e shortit ishte edhe skuadra e madhe italiane, Milani, e cila e sheh veten në grupin F së bashku me Olympiacosin.
Këtë sezon në Ligën e Evropës do të luaj edhe Lazio e shqiptarëve, e cila do të luaj në grupin H me Marseillen dhe Eintrachtin.