Ish lojtari i Barcelonës i vetëofrohet Real Madridit

Ylli i Bayern Munich, Thiago Alcantara nëpërmjet agjentëve të tij i është vetëofruar Real Madridit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Don Balon.

Alcantara ka komunikuar në mënyrë direkte me trainerin e Realit, Julien Lopetegui  dhe i’a ka shprehur atij gatishmërinë për tu larguar nga Allianz Arena.

Mirëpo presidenti i Mbretërve, Florentino Perez e ka refuzuar transferimin e tij.

Alcantara rrjedh nga La Masia dhe në vitin 2013 u largua nga Barcelona për shifrën e 25 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here