Roma provokon Barcelonën: Presim duartrokitje për Manolasin në Bernabeo

Roma dhe Barcelona asesi të gjejnë paqe mes vete.

Fillimisht klubi italian e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve me një rikthim fantastik nga 1-4 në 3-0. Golin e fitores për Romën e shënoi qendërmbrojtësi grek Kostas Manolas.

Ndërkohë gjatë afatit kalimtar veror Barcelona u hakmarrë duke ia marrë nga dora Romës sulmuesin brazilian Malcom.

Telenovela Roma – Barcelona po vazhdon edhe në rrjetet sociale.

Pas hedhjes së shortit në Ligën e Kampionëve, Roma ka reaguar duke ngacmuar kataluansit. Klubi italian nëpërmjet ‘Twitterit’, ka publikuar golin e Kostas Manolas me një mbishkrim interesant.

“Presim duartrokitje para ndeshjes në Santiago Bernabeu për këtë njeri”, ka shkruar Roma duke iu referuar Manolasit.

olas

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here