UEFA megjithatë nuk do ta implementojë teknologjinë VAR në sezonin e ri.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i cili shtoi se nga sezoni i ardhshëm VAR do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europa.
“Plani është që VAR të implementohet nga sezoni i ardhshëm, më saktësisht në ndeshjen e Superkupës”, ka deklaruar Ceferin.