Zyrtare: Eros Grezda transferohet te Glasgow Rangers

Eros Grezda është zyrtarisht futbollist i  Rangers.

Gjakovari 23-vjeçar është prezantuar zyrtarisht këtë të premte tek ekipi skocez.

Zyrtarizimin e futbollisti e ka bërë vet klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të tij. Sulmuesi i kombëtares ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin e Rangeres.

“Futboll Klub Rangeres konfirmon sot nënshkrimin me ndërkombëtarin shqiptar, Eros Grezda. Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, me kusht që të marrë vizë dhe leje ndërkombëtare”-shkruan klubi i Rangers. Më tej në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ekipit skocez shkruhet se Grezda është një futbollist i talentuar, ndërsa në CV-n e tij ai ka luajtur për disa klube me emër.

“Anësori 23-vjeçar nga Gjakova e ka filluar karrierën e tij me klubin e Aluminij në Slloveni e më pas ka luajtur për Zavrc. Më pas kaloi në Kroaci te Lokomotiva për të vijuar me Osijek, që ishte klubi nga po transferohet futbollisti”-thuhet në komunikatën e klubit kroat.

Gjithashtu Rangeres shkruan se, ndonëse futbollisti nuk ka luajtur në kualifikueset e fundit me Osijek në Ligën e Europës, për shkak të dëmtimit, ai është vlerësuar shumë nga trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci. “Ai është i shpejtë, i drejpërdrejtë dhe një lojtar që bën gjithçka në fushë”.

Grezda bëhet nënshkrimi i 14-të i Steven Gerrard për skuadrën e Rangers, ndërsa trajneri beson se ai do të jetë goditja më e madhe për ekipin e tij.  “Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe tifozët do ta duan”-është shprehur Gerard para se të kryhej ky transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here