Arsenal humbet Mkhitaryan për shkak të vizës!

Sulmuesi i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan mund ta humbasë ndeshjen ndaj Qarabag në Europa League, por edhe finalen.

Armeni ka probleme me vizën dhe ai mund të mos udhëtojë drejt Azerbejxhanit, për shkak të problemeve diplomatike mes Aremenisë dhe Azerbejxhanit.

Mkhitaryan gjatë kohës kur luante te Dortmund, në vitin 2015 gjithashtu nuk kishte luajtur një ndeshje për shkaqe të njejta.

Azerbejxhani ka ndaluar hyrjen e shtetasve armen dhe kjo mund ti komplikojë gjërat për Topxhinjtë.

Finalja e Europa League këtë vit do të organizohet në Baku dhe kjo është një tjetër problem i madh për Arsenalin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here