Formacionet zyrtare Chelsea – Bournemouth

Chelsea kanë filluar sezonin e ri të Premierligës në mënyrë të përsosur, duke i fituar kështu të gjitha ndeshjet deri më tani. Skuadra nën drejtimin e Maurizio Sarri synon ta vazhdojë këtë gjë edhe kundër Bournemouth, me të cilët do të ndeshen sot në orën 16:00 në Stamford Bridge. Në skuadrën që do të luajë sot në krahasim me atë të javës së kaluar është vetë një ndryshim, Willian do të luajë në vend të Pedros.

“Të kaltrit” e Londrës nuk e patën të lehtë të bëjnë biznes gjatë këtij afati kalimtar, dhe trajneri i tyre i ri, Sarri, i ka paralajmëruar tifozët se rezultatet në pjesën e parë të sezonit të Premierligës mund të mos jenë gjithmonë të mirë, për shkak se atij më shumë kohë të mësohet me skuadrën e re.

Ndërsa, trajneri i Bournemouth, Eddie Howe, është trajneri me përvojën më të gjatë në Premierligë nga 20 trajnerët që drejtojnë skuadra në këtë ligë këtë sezon. Skuadra e tij është e pamposhtur këtë sezon, me dy fitore dhe një barazim gjatë tri ndeshjeve të para të sezonit të ri të Premierligës.

Gjatë tri sezoneve të fundit, asnjë klub nuk ka fituar kundër Chelseat në Stamford Bridge më shumë se sa Bournemouth. Ata i kanë fituar dy nga tri ndeshjet e zhvilluara në shtëpinë e Chelseat gjatë tri sezoneve të fundit të Premierligës.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Chelsea:

Bournemouth:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here