Milot Rashica një gol të vonshëm por të jashtëzakonshëm

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, ia ka siguruar fitoren Werder Bremenit në Bundesligën gjermane kundër Entracht Frankfurtit me një gol të vonshëm, por tejet të bukur dhe rëndësishëm të shtunën.

Bremen u ballafaqua me Frankfurtin në udhëtim në kuadër të javës së dytë të edicioni të ri të ligës elitare gjermane, dhe arriti të fitojë 2-1 falë goditjes së shkëlqyer të kosovarit.

Skuadra e Bremenit në fakt kishte epërsinë në këtë ndeshje, kur Osako shënoi pas vetëm 20 minutave lojë, por të cilën e kishte humbur në fillim të pjesës së dytë.

Haller i ktheu vendasit në lojë kur realizoi nga penalltia në minutën e 54-të.

Shpëtimtari i Bremenit, Rashica, u fut në lojë në minutën e 83.

Kosovari realizoi super gol nga gjuajtja e lirë në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here